Garuesi ynë, Rion Tytynxhiu po përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze Rotax Max Challenge që po zhvillohet në pistën ndërkombëtare të kartingut “Napoli”, në Sarno të Italisë,
Që nga dita e enjte janë duke u zhvilluar sesionet e vozitjes, ndërsa të shtunën ato u zhvilluan nën kushte të vështira me shi.
Sot (e diel) zhvillohen kualifikimet dhe garat kryesore.
Rioni garon në kategorinë Senior, ndërsa në kategorinë Mini do të shohim në pistë Rohan Yzeirajn e Shqipërisë.
144 garues nga shumë vende të botës po përballen në këtë sfidë të madhe të kartingut.
Federata e Auto Sporteve të Kosovës iu uron suksese dhe garë të mbarë garuesve tanë.