Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Italisë

Formula 1

Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Italisë

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 12:41
Max Verstappen

Në tempullin e shpejtësisë në Monza, Max Verstappen konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme duke fituar për herë të tretë Çmimin e Madh të Italisë. Pas pole position-it të tretë sezonal, kampioni holandez zhvilloi një garë të pastër dhe fitoi me një avantazh prej gati 20 sekondash.

Podiumi u kompletua nga McLaren, me Lando Norris i dyti dhe Oscar Piastri i treti. Ferrari u ndal në vendin e katërt me Charles Leclerc, ndërsa George Russell dhe Lewis Hamilton u renditën menjëherë pas tij. Debutuesi Andrea Kimi Antonelli, pas një nisjeje të keqe dhe një penalizimi, përfundoi i nënti.

Në klasifikimin e pilotëve, Piastri mbetet në krye me 324 pikë, 31 më shumë se Norris, ndërsa Verstappen forcon vendin e tretë me 230 pikë. Leclerc dhe Russell garojnë ngushtë për vendin e katërt.

Sa i takon renditjes për  konstruktorë, McLaren mbetet e paarritshme me 617 pikë. Ferrari, me 280, e forcon vendin e dytë përpara Mercedes, por duhet të ketë kujdes nga rikthimi i Red Bull-it të Verstappen, që ngjitet në kuotën 239. Një fundjavë magjike për tifozët në Monza, edhe pse Ferrari mbetet jashtë podiumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat