Piloti britanik i Ferrarit, Lewis Hamilton është duke qëndruar pranë qenit të tij, Roscoe, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Hamilton tregoi se qeni i tij u shtri në spital për shkak të disa problemeve.
Madje në një moment iu ndal edhe zemra, por mjekët e kthyen në jetë dhe tashmë është në koma.
Për këtë arsye, Hamilton mungon në provat në Mugello, që po zhvillohen. Vendin e tij e ka zënë piloti kinez, Zhou Guanyu.
“Lutuni për të. Unë jam pranë tij. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar piloti britanik në rrjetet sociale.