Bagnaia triumfon në garën sprint në Japoni

Formula 1

Bagnaia triumfon në garën sprint në Japoni

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 11:22
Francesco Bagnaia

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën sprint në pistën e Motegi, e vlefshme për Cmimin e Madh të Japonisë në MotoGP.

Një rikthim te fitorja për ish-kampionin e botës, në një garë që e dominoi nga fillimi në fund.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Marc Marquez, që më këtë pozicion i afrohet edhe më shumë titullit kampion. Titull që mund të vijë të dielën për pilotin spanjoll, duke mbyllur kështu gjithcka.

Në podium u ngjit edhe spanjolli tjetër Pedro Acosta me KTM, ndërkohë që në “top-5” edhe Joan Mir me Honda e Franco Morbidelli me VR46. Gara e së dielës pritet me interes për të mësuar nëse Marquez do të shpallet kampion apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat