Verstappen: Unë më mirë se Norris e Piastri

Formula 1

Verstappen: Unë më mirë se Norris e Piastri

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 12:53
Norris, Verstappen e Piastri

Mallkimi i Singaporit vazhdon edhe këtë vit për Max Verstappen, i cili nuk ka fituar kurrë në pistën Marina Bay në karrierën e tij.

Këtë herë ai u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, por duke lënë pas dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri, me të cilët duelon për titull.

Ky përfundim i lejon Verstappen të rrëmbejë disa pikë të tjera në renditje ndaj tyre. Holandezi i Red Bull tani është 63 pikë pas liderit Piastri. Ende shumë, me vetëm gjashtë gara të mbetura, por trendi aktual mbetet i favorshëm për Verstappen.

“Ishte e pamundur të sfidohej Russell dhe vetëm arritja për ta mbajtur McLaren e Lando Norris pas ishte një sukses.

Nuk mendoj se kishim ritmin për të fituar dhe, në të njëjtën kohë, mendoj se McLaren ishte gjithashtu më i shpejtë se ne”, tha Verstappen.

Më tej, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 tha: “Kishim një makinë më të shpejtë pas nesh dhe arritëm rezultatin më të mirë të mundshëm në Singapor duke pasur parasysh kushtet që kishim”.

“Mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyer. Fatkeqësisht, ende nuk është pista jonë e preferuar, por po mësojmë më shumë dhe po bëjmë më mirë. Natyrisht, ka ende punë për të bërë në një pistë si kjo” përfundoi Verstappen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat