Vershtapen ishte një nga emrat më të përfolur

Formula 1

Vershtapen ishte një nga emrat më të përfolur

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 18:50
Maks Vershtapen

Maks Vershtapen ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos së pilotëve disa muaj më parë në Formula 1.

Spekulimet për një largim të mundshëm nga Red Bulli drejt Mercedesit po rriteshin çdo ditë.

Megjithatë, kampioni në fuqi konfirmoi përpara Çmimit të Madh të Hungarisë se do të qëndrojë te skuadra e “pijeve energjike”, duke refuzuar ofertën për të veshur “të argjendtën” sezonin e ardhshëm.

Ky vendim mund t’i kushtojë të pasurit një rol kryesor në garën për titullin në vitin 2026.

Edhe pse mbeten ende gjashtë gara nga përfundimi i këtij sezoni, ku holandezi vijon të luftojë ngushtë me makinat MekLaren, Vershtapen foli për “Sky Germany” rreth vitit të ardhshëm, i cili do të karakterizohet nga ndryshimet në rregullore, dhe ku ai beson se “shigjetat e argjendta” do të kenë një avantazh të dukshëm.

“A do të kemi një dominim të ngjashëm me atë të vitit 2014?

Është e vështirë të thuhet, por besoj se Mercedesi do të jetë përpara.

Ata gjithmonë kanë qenë aty dhe janë gjithmonë të forte, janë një kompani e nivelit të lartë.

Prandaj mendoj se do të jenë përpara, sidomos tani që performanca do të varet më shumë nga motori”, deklaroi piloti 28-vjecar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat