Verstappen fiton Garën Sprint në Austin

Formula 1

Verstappen fiton Garën Sprint në Austin

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 21:09
Max Verstappen

Max Verstappen fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të SHBA-së, duke fituar tetë pikë më shumë se McLaren.

Në pistën e Austin, holandezi përfundoi përpara Mercedesit të George Russell dhe Williams të Carlos Sainz.

Ferrari i Lewis Hamilton përfundoi i katërti, me Charles Leclerc të pestin.

Lando Norris dhe Oscar Piastri dolën menjëherë nga gara pas një përplasjeje në fillim me Hulkenberg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat