Dida: Ky hap shënon përkushtimin tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat në auto sport 

Formula 1

Dida: Ky hap shënon përkushtimin tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat në auto sport 

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 13:12
Pamje

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) sot ka  nënshkruar Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”, një dokument ndërkombëtar që promovon barazinë gjinore në sport.

Ceremonia e nënshkrimit u bë në Hotel Swiss Diamond dhe u organizua nga KOK-u përmes komisionit “Femra dhe Sporti”. 

Kryetari i FASK-ut Agron Dida dhe sekretari Valton Tytynxhiu janë nënshkrues të kësaj deklarate, ndërsa në këtë ngjarje të rëndësishme për sportin tonë, e pranishme ishte edhe Annamarie Phelps Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, e cila shoqërohej nga Tarja Krum, presidente e Komisionit të “ENGSO Equality Within Sport”.

“Ky hap shënon përkushtimin tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat në auto sport, për të krijuar mundësi të barabarta dhe mjedis sportive gjithëpërfshirës”, ka thënë kryetari Dida pas nënshkrimit.

Ndërsa, Annamarie Phelps, deklaroi se Kosova ka numër të madh të grave të suksesshme në sport dhe tani është koha që institucionet drejtuese të sportit në Kosovë të tregojnë që janë të interesuara që duan t'u japin grave hapësirën e merituar në sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat