Lando Norris kampion bote: Ëndrra më e madhe u bë realitet

Formula 1

Lando Norris kampion bote: Ëndrra më e madhe u bë realitet

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 16:00
Lando Norris

Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2025.

Pas garës ai foli për mediat, duke qenë i emocionuar. Në lot në sy ai komentoi këtë triumf të madh.

“Faleminderit djema, o Zot. Më keni bërë ëndrrat realitet, shumë faleminderit“, tha Norris direkt nga makina, teksa bënte xhiron e kthimit në bokse.

Më tej, ai shtoi: “Ju dua djema. Faleminderit për gjithçka, e meritoni. Ju dua mami, ju dua babi. Faleminderit për gjithçka. Nuk po qaj! Jam i lumtur“.

“Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka qenë një nder për mua të dueloj me Piastri e Verstappen për titull. I përgëzoj të dy. Ia dolëm mbanë”, tha Norris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat