Norris fiton me vetëm 2 pikë diferencë

Formula 1

Norris fiton me vetëm 2 pikë diferencë

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 16:06
Lando Norris

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1.

Piloti britanik ka fituar kampionatin mes drithërimave, pasi në fund diferenca e tij pas garës së Abu Dabi ishte vetëm 2 pikë nga Maks Vershtapen.

Holandezi e nisi nga starti dhe siç pritej, me një strategji perfekte, shkoi i vetëm deri në fund të garës, duke shpresuar në një mrekulli pas krahëve të tij. Norris pa Piastrin ta kalonte që në xhirot e para, por më pas u tregua i vëmendshëm dhe ruajti me shumë fanatizëm vendin e tretë, që i mjaftonte për të siguruar titullin kampion.

Dhe kështu ndodhi, pasi tre makinat e mbyllën në këtë rend garën e fundit të sezonit, duke dekretuar kampionin e ri të botës.

Norris e mbylli me 423 pikë, Vershtapen me 421 dhe Piastri me 410 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat