Prag-sezoni në sekret të plotë

Formula 1

Prag-sezoni në sekret të plotë

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 11:49
Makina

Formula 1 e sezonit 2026 ka nisur nën masa të forta për të ruajtur sekretet, njësoj si gjatë testeve të Barcelonës.

Nuk pati transmetim të drejtpërdrejtë dhe ekipet kufizuan imazhet e makinave, duke shmangur një parasezon kaotik.Kontakti i parë me makinat e reja ishte pozitiv, me pak probleme serioze dhe një numër të lartë xhirosh.

E njëjta qasje do të ndiqet edhe në testin zyrtar të Bahrejnit.

Nuk do të ketë transmetim të plotë “live”, ndërsa televizionet me të drejta do të shfaqin vetëm orën e fundit të çdo dite dhe përmbledhjet tradicionale.

Informacioni kryesor do të vijë nga gazetarët e pranishëm në pistë. Sekretizmi vjen me kërkesë të vetë ekipeve, të cilat vazhdojnë të punojnë mbi konceptet e reja teknike.

Edhe pse problemet nuk mungojnë, ato lidhen me fazën fillestare të projekteve dhe jo me gabime në rregullore.

Megjithatë, pavarësisht progresit të dukshëm, Formula 1 vazhdon të mbajë të fshehta detajet më të rëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat