Gazmend Demolli nderohet për vendin e parë në FIA CEZ

Formula 1

Gazmend Demolli nderohet për vendin e parë në FIA CEZ

Më: 7 mars 2026 Në ora: 22:06
Gazmend Demolli

Gazmend Demolli nderohet për vendin e parë në FIA CEZ!

Garuesi ynë, Gazmend Demolli, është renditur i pari në Grupin 3 të disiplinës malore në FIA CEZ, ndërsa është nderuar sonte në ceremoninë e mbajtur në Opatia të Kroacisë.

Demolli është shprehur i kënaqur me të arriturat në vitin 2025, ndërsa shpreson që sivjet të ketë rezultate edhe më të mira.

Në Opatia janë edhe kryetari e nënkryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Agron Dida, përkatësisht Gazmend Gashi, të cilët më herët morën pjesë në mbledhjen e Bordit të FIA CEZ

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat