Kimi Antonelli: Ëndërroj titullin kampion në Formula 1!

Formula 1

Kimi Antonelli: Ëndërroj titullin kampion në Formula 1!

Më: 18 mars 2026 Në ora: 16:43
Kimi Antonelli

Piloti i talentuar i Mercedes GP ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku ka thënë se objektivi i tij i madh është triumfi me skuderinë gjermane.

“Jam ende duke festuar për fitoren në Kinë, por e kuptoj se garat e tjera do të jenë edhe më të vështira pasi të gjithë se çfarë ofron vetura jonë”, tregon Kimi Antonelli.

Për 19-vjeçarin triumfi në klasifikimin e pilotëve nuk është një tabu.

“Do të bëj maksimumin që të fitoj titullin kampion”, tha Antonelli për “Sky Italia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat