Polemikat në Formula 1, Alpine mohon akuzat për sabotim

Formula 1

Polemikat në Formula 1, Alpine mohon akuzat për sabotim

Më: 4 prill 2026 Në ora: 18:44
Pamje nga gara

Skuadra Alpine ka hedhur poshtë zërat për sabotim dhe trajtim të pabarabartë mes Pierr Gasli dhe Franko Kolapinto.

Pas disa garave të vështira me rregulloren e re, u përhapën pretendime se nuk kishte barazi në makinat e dy pilotëve.

Në një deklaratë zyrtare, ekipi theksoi se çdo përmirësim teknik shpërndahet në mënyrë transparente dhe synimi është që të dy makinat të jenë konkurruese.

Alpine shtoi se sabotimi nuk ka kuptim, pasi do të dëmtonte vetë skuadrën.

Ndërkohë, ekipi komentoi edhe incidentin e Kolapinto me Oliver Bearman, duke theksuar se diferencat e mëdha të shpejtësisë janë pjesë e këtyre makinave dhe pritet të rishikohen nga FIA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat