Leclerc: Edhe në Majemi nuk e arrijmë dot Mercedes

Formula 1

Leclerc: Edhe në Majemi nuk e arrijmë dot Mercedes

Më: 5 prill 2026 Në ora: 15:11
Pamje nga gara

Charles Leclerc me Ferrari, me dy vende të treta në tri garat e para sezonale të Formula 1, e ka nisur mbarë këtë sezon.

Aktualisht,k ai është në vendin e tretë të renditjes për pilotë, 23 pikë pas italianit Kimi Antonelli (Mercedes).

Në konferencën për shtyp, Charles Leclerc dha një vlerësim fillestar të fillimit të sezonit.

Sipas tij, është e qartë se dobësia më e madhe e Ferrari në krahasim me konkurrencën është njësia e fuqisë.

“Ka një fushë të qartë ku duhet të përmirësohemi dhe kjo është padyshim njësia e fuqisë,” tha Leclerc.

“Sigurisht, nuk mund të sjellim asgjë të re në Majemi për sa i përket motorit.

Do të përqendrohemi te pjesa tjetër, përkatësisht dritarja e funksionimit të gomave, aerodinamika dhe shasia.

Do të punojmë me gjithë shpirt për të ngushtuar sa më shumë diferencën me Mercedes”, tha monegasku.

Më tej,Leclerc komentoi: “Në Majemi shpresojmë ta mbajmë McLaren pas. Njësia e fuqisë është dobësia jonë kryesore tani, por ka shumë aspekte të tjera që sigurisht mund të na ndihmojnë të ngushtojmë diferencën ndërkohë.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat