Kampioni Norris zgjedh 4 pilotët më të mirë

Formula 1

Kampioni Norris zgjedh 4 pilotët më të mirë

Më: 9 prill 2026 Në ora: 12:29
Norris

Lewis Hamilton, Jenson Button, Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel.

Këta janë 4 pilotët më të mirë, sipas Lando Norris, kampionit në fuqi të Formula 1 me McLaren.

Gjatë një interviste për sitin e skuderisë kampione, ai ka folur për sportistët (disa ende në aktivitet) që e kanë frymëzuar pasionin e tij për garat.

“Do ta filloj me britanikët: Jenson Button dhe Lewis Hamilton.

Janë pilotët që kam admiruar që fëmijë. I kam ndjekur që i vogël dhe më kanë frymëzuar.

Dy pilotë të pabesueshëm, dy pilotë McLaren. Dy nga të preferuarit e mi, pa dyshim”, – ka thënë Norris.

Për Formula 1 është një muaj pushimi, për shkak të anulimit të garave të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite nga konflikti në Lindjen e Mesme. Pilotët do të kthehen në pistë më 3 maj, në Miami, ndaj dhe këtë muaj po mundohen të korrigjojnë diçka në makinat e tyre.

Në listën e të preferuarve të Norris nuk është Max Verstappen, rivali i tij për titull sezonin e kaluar.

“Në vend të 3-të për mua është Vettel. Edhe për faktin se është një person i sjellshëm, e konsideroj një pilot special.

Në fund, si numrin 4 do të zgjidhja Alonso. E kam njohur nga afër gjatë viteve të para te McLaren.

Është thjesht një njeri i mrekullueshëm, me të cilin bie dakord për çdo gjë”, – ka pohuar Norris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat