Në Ferizaj, spektakli i parë për këtë vit

Formula 1

Në Ferizaj, spektakli i parë për këtë vit

Më: 9 prill 2026 Në ora: 20:23
Pamje nga gara

Për garuesit e auto sportit kosovar pushimit po i vjen fundi.

Sfida e parë zyrtare tyre do të jetë gara në disiplinën auto sllallom, e cila mbahet më 26 prill.

Më tepër se dy javë para garës, interesimi për pjesëmarrje duket të jetë i madh, së paku duke u bazuar në aplikimet e deritashme.

AK Ferizaj është në përgatitjet e fundit për garë.

Në vitin e kaluar, kampione në disiplinën e auto sllallomit doli Arjeta Rysha, anëtare e klubit organizator të garës së parë për sivjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat