Reagimi i pilotit: E papranueshme çfarë ndodhi

Formula 1

Reagimi i pilotit: E papranueshme çfarë ndodhi

Më: 19 prill 2026 Në ora: 19:03
Oliver Bearman

Oliver Bearman ka reaguar pas aksidentit në Suzuka, ku përfundoi në barriera duke shmangur makinën e Franko Kolapintos.

Ai pësoi vetëm lëndime të lehta, por kritikoi ashpër rivalin: “Ajo që bëri është e papranueshme.

Ne pilotët flasim për më shumë respekt mes nesh dhe pastaj ndodh kjo”.

Sipas pilotit të Haas, diferenca shumë e madhe e shpejtësisë mes makinave (rreth 50 km/h), e shkaktuar nga rregullat e reja, e bëri situatën të rrezikshme.

Ai theksoi se një lëvizje e vogël në ato kushte mund të sjellë pasoja serioze.

Rasti ka hapur debat në Formula 1 dhe pritet që të merren masa para garës së Miamit për të shmangur incidente të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat