Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Agron Dida, është duke marrë pjesë në Takimin Pranveror Regjional të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Gjatë këtij aktiviteti, kryetari Dida përveç pjesëmarrjes në diskutimet për tema të ndryshme, ka pasur edhe shumë takime të rëndësishme.
Pa dyshim, më i rëndësishmi prej tyre ishte takimi me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.
Përveç tij, kryetari Dida ka takuar edhe homologë të federatave të vendeve të ndryshme dhe zyrtarë tjerë të auto sportit botëror.
Në këtë takim, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të mbi 100 klubeve e federatave anëtare të FIA-s nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika, ndër të tjera janë diskutuar edhe këto tema: siguria rrugore dhe mobiliteti i qëndrueshëm zhvillimi i motorsportit bashkëpunimi ndërkombëtar dhe inovacioni