Super garë në Ferizaj – Demolli, fitore me ndjenjë të veçantë

Formula 1

Super garë në Ferizaj – Demolli, fitore me ndjenjë të veçantë

Më: 26 prill 2026 Në ora: 23:20
Më të mirët

Gazmend Demolli është mësuar të gjendet në shkallën më të lartë të podiumit të fituesve, por pas garës në Ferizaj, ai pati një ndjenjë të veçantë.

Derisa Gazi doli i pari në Klasën 14 dhe në plasmanin e përgjithshëm, të garës së parë për sivjet në auto sllallom, djali i tij Olti debutoi në një garë zyrtare në auto sllallom dhe e përfundoi në mënyrën më të mirë, duke u renditur i pari në Klasën 12.

“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por sot ishte ndjenjë e veçantë, pasi edhe Olti debutoi me fitore.

Image

Shpresoj që edhe ai të ketë karrierë të mirë në auto sport.

Sa i përket garës së sotme, vlen të theksohet organzimi shumë i mirë si dhe pjesëmarrja e kënaqshme e garuesve që janë sinjale pozitive për një kampionat interesant”, tha Gazmend Demolli pas fitores.

Anëtari i Prishtina Racing Team, deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:22.628 (01:42.074 dhe 01:40.554).

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valon Jaha i Prizrenit D&G me kohë 03:33.436 (01:43.030 dhe 01:42.406 – 8 sekonda penallti).

Podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliun, po ashtu i Prizreni D&G me kohë 03:45.184 (01:54.877 dhe 01:50.307).

Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi AK Ferizajt me 60 pikë, pasuar nga Auto Kosova – Ferizaj (50), Prishtina RT (45), AK Drenica (38), AK Prizreni D&G (27), AK Gjakova 137 (20), KMDK (20) Spirit Karting Kosova me 15 pikë.

Në përgjithësi, gara u vlerësua shumë e mirë, ndërsa AK Ferizaj dëshmoi se me punë e përkushtim të madh organizohen gara të nivelit të lartë.

Rezultatet:

Plasmani i përgjithshëm

1.Gazmend Demolli (Prishtina RT) 03:22.628

2.Valon Jaha (Prizreni D&G) 03:33.436

3.Belkim Fazliu (Prizreni D&G) 03:45.184

Klasa 2

1.Ardit Namligjiu (Auto Kosova) 04:33.372

Klasa 3

1.Dion Muhaxhiri (Gjakova 137) 03:55.395

2.Gëzim Krasniqi (Prishtina RT) 04:06.943

3.Vehad Qorolli (AK Ferizaj) 04:10.370

Klasa 4

1.Visar Gjikolli (KMDK) 04:09.448

2.Loris Rexhepi (Auto Kosova) 04:28.155

Klasa 5

1.Unik Ramadani (AK Ferizaj) 04:20.680

2.Besian Hajdini (Auto Kosova) 04:32.415

3.Altin Berisha (AK Ferizaj) 04:37.609

Klasa 9

1.Kadishe Shabani (AK Ferizaj) 04:33.610

2.Suanda Jabllanica (Spirit Karting Kosova) 05:06.309

Klasa 10

1.Arjeta Rysha (AK Ferizaj) 03:53.645

2.Albana Rexha Asllani (AK Ferizaj) 06:04.699

Klasa 11

1.Hysen Iseni (AK Ferizaj) 04:06.481

2.Diellon Kelmendi (AK Ferizaj) 05:36.293

Klasa 12

1.Olti Demolli (Prishtina RT) 04:35.574

Klasa 14

1.Gazmend Demolli (Prishtina RT) 03:22.628

2.Valon Jaha (Prizreni D&G) 03:33.436

3.Belkim Fazliu (Prizreni D&G) 03:45.184

Klasa 15

1.Leutrim Rexhepi (Auto Kosova) 03:45.570

2.Pajtim Qupeva (Auto Kosova) 03:55.361

3.Freskim Xhaferi (Auto Kosova) 04:48.529

Klasa 16

1.Lumturie Ismaili (AK Ferizaj) 04:27.868

Promo

1.Zlatko Trajanovski (N/A) 04:10.051

2.Ljubomir Lazarov (N/A) 04:22.106

3.Rozart Cangu (N/A) 07:25.915

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat