Çmimi i Madh në Miami nis në 19:00!

Formula 1

Çmimi i Madh në Miami nis në 19:00!

Më: 3 maj 2026 Në ora: 12:05
Pamje nga gara

Moti i keq që pritet të godasë Florida-n ditën e sotme ka kushtëzuar Çmimin  e Madh të Miami-t.

Organizatorët e garës në dakortësi me FIA-n kanë bërë me dije se starti i garës ka ndryshuar dhe se gjithçka do të nisë në orën 19:00 (13:00 ora lokale) dhe jo në orën 22:00.

“Pas diskutimeve midis FIA-s dhe FOM-it u mor vendimi për të afruar fillimin e garës në orën 13:00, për shkak se në Miami parashikohen stuhi të forta.

Ky vendim u mor për të minimizuar ndërprerjen e garës, për të siguruar kohën maksimale të mundshme për të përfunduar garën në kushtet më të mira të mundshme dhe për sigurinë e pilotëve, tifozëve, ekipeve dhe stafit”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat