Kaçandolli gati për super sfidën e radhës

Formula 1

Kaçandolli gati për super sfidën e radhës

Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:38
Pamje

Valdet Kaqandolli aktualisht ndodhet në Spanjë, ku këtë fundjavë do të garojë në Subida El Fito, në kuadër të Kampionatit Evropian në Hill Climb.

Valdeti të premten, pasi i kreu procedurat e kontrollimit teknik të veturës, u shpreh optimist për rezultat të mirë.

Në javën e kaluar ai garoi në Rechberg të Austrisë dhe në një konkurrencë tepër të fortë, u rendit i pesti në Grupin 3,

“Pas garës në Rechberg, ne nuk u ndalëm. Jemi të përkushtuar me të gjitha forcat për triumfuar në Kampionatin Evropian.

E dimë që konkurrenca është e jashtëzakonshme, por do ta jap maksimumin. Me të arritur në Spanjë kemi bërë disa modifikime në bolid, ndërsa menjëherë pas një jave është sfida e radhës në Portugali”, është shprehur Kaçandolli.

Pavarësisht konkurrencës, ai nuk e fsheh synimin për të arritur podiumin. “Për dy minuta vozitje, bëhet punë e jashtëzakonshme.

Janë gjthë ato vite punë, përkushtim e investime jo vetëm materiale, për të arritur deri këtu, prandaj mendoj se ka ardhur koha të gjendem në podium”, është shprehur optimist Kaçandolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat