E diela me karting, Gjilani mikpritës

Formula 1

E diela me karting, Gjilani mikpritës

Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

E diela me karting, Gjilani mikpritës!

Nesër (e diel) në Gjilan mbahen dy garat e para në karting, të vlefshme për kampionatin e sivjetmë të Kosovës. 

Spirit Karting Kosova në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe @f1gokart06 janë organizatorë të garës për të cilën kanë aplikuar plot 45 garues, numër shumë i kënaqshëm për këtë disiplinë.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 10:00-11:00 e më pas vazhdohet me lëshimet e lira, matjen e kohës e procedurat tjera, derisa starti i garës së parë është në orën 13:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat