Valdet Kaçandolli ka gjasë reale të gjendet në podiumin e fituesve, në garën HillClimb që mbahet në Subida El Fito.
Valdet Kaqandolli me Suzuki Swift N5-R të shtunën u rendit i treti, ndërsa këtë sukses, e pse jo rezultat edhe më të mirë synon të arrijë edhe sot.
“Kisha probleme gjatë tri lëshimeve. Ishte problem edhe të vendosej me çfarë goma të vozis, pasi staza pësonte ndryshime vazhdimisht, duke marrë parasysh se gjatë ditës gjashtë herë pati reshje shiu.
Për sot parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë shi.
Gjithsesi, bashkë me ekipin jemi duke punuar t’i sanojmë disa probleme të vogla dhe shpresojmë për më të mirën e mundshme”, u shpreh Kaçandolli.