Garuesit tanë me paraqitje të mirë në Spanjë

Formula 1

Garuesit tanë me paraqitje të mirë në Spanjë

Më: 10 maj 2026 Në ora: 23:38
Rion Tytynxhiu

Këtë javë, autosporti kosovar u përfaqësua me sukses në Spanjë nga tre garues tanë në disa prej garave më të rëndësishme të automobilizmit dhe kartingut ndërkombëtar.

Rion Tytynxhiu u kualifikua në finalen e madhe të FIA Karting Academy Trophy, ku nga 49 shtete pjesëmarrëse vetëm 36 garues siguruan vendin në finale. Rioni pati paraqitje shumë të mirë përballë talenteve nga e gjithë bota.

Edhe Diar Islami pati performancë shumë të mirë në Kampionatin Evropian të Kartingut në Valencia në kategorinë OK N Junior.

Ndërsa, Valdet Kaçandolli (për të cilin FASK ka shkruar më parë) arriti podiumin në Kampionatin Evropian në disiplinën malore, duke përfaqësuar Kosovën me krenari në mesin e pilotëve më të mirë evropianë.

FASK i uron garuesit tanë për paraqitjet dhe rezultatet e arritura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat