Alonso: Nuk mendoj ende të tërhiqem

Formula 1

Alonso: Nuk mendoj ende të tërhiqem

Më: 14 maj 2026 Në ora: 12:07
Fernando Alonso

Koha kalon për të gjithë, por duket se ajo ecën pak më ngadalë për Fernando Alonso.

Brenda dy muajsh e gjysmë, dy herë kampioni i botës do të bëhet piloti i 47-të në histori që merr pjesë në një garë të Formula 1 në moshën 45 vjeç.

Ndërkohë që makina e tij Aston Martin është zhgënjimi i madh i këtij sezoni.

Mungesa e konkurrencës do t’i demotivonte pothuajse të gjithë, por jo Alonso, që për momentin nuk e ka konsideruar idenë të tërhiqet në fund të sezonit. Spanjolli nuk dorëzohet përballë vështirësive të Aston Martin, duke marrë përsipër një sfidë të re: atë të vazhdimit të garave.

Nga fundi i marsit, Alonso ka një tifoz shtesë, djalin e tij është Leonard. Ndaj, Fernando do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që djali i tij mund ta shikojë atë duke garuar. “Nuk jam ndalur të mendoj për këtë ende. Nuk e kam menduar kurrë plotësisht, dhe gjithashtu duhet të flas me familjen time për këtë”, tha Alonso.

Më tej, spanjolli komentoi: “Duhet të flas me njerëzit më të afërt me mua dhe të vendos se çfarë të bëj vitin tjetër. Jam shumë i qetë. Nëse vazhdoj të garoj, mendoj se do të jetë një sezon më i mirë se ky, veçanërisht duke pasur parasysh se është vetëm viti i dytë i projektit. Përndryshe do të garoj në kategori të tjera”.

“Jam i hapur për gjithçka. Nuk do të ulem me ekipin për të marrë një vendim para pushimeve verore.

Duhet të vlerësojmë përmirësimet në makinë dhe perspektivat për vitin e ardhshëm. Tani jam prind dhe ndryshon mënyrën se si e sheh jetën.

Dua që djali të më shohë duke garuar. Dua që ai të hipë në makinën time“, tha Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat