Kanadaja, historik isht, sjell kujtime të bukura për Ferrarin. Ajo të kujton Zhil Villnëvin, ndoshta pilotin më të dashur të Enzo Ferrarit.
Kujton gjithashtu 12 fitoret totale në Formula 1, që e bëjnë “kokëkuqen” skuadra e dytë më të suksesshme në tokën amerikano-veriore pas MekLarenit.
Por këtë vit, Montreali sjell edhe një tjetër ndjesi, atë të presionin në rritje dhe nevojën urgjente për rezultate.
Jemi vetëm në garën e pestë të sezonit, por pas Çmimit të Madh të Majemit, Ferrari nuk mund të ndihet aspak i qetë. Sezoni ka marrë një drejtim larg pritshmërive.
Në Montreal, ndër të tjera, fitorja e fundit e Ferrarit daton në vitin 2018 me Sebastian Fetelin. Kurrë më shumë se këtë sezon nuk është ndjerë nevoja për të ndërprerë “agjërimin” e fitoreve, duke qenë se kanë kaluar tashmë 32 gara pa triumf, që nga suksesi i fundit i Karlos Sainzit në Meksikë në vitin 2024.