Hamilton: Shumë njerëz duan që të largohem

Formula 1

Hamilton: Shumë njerëz duan që të largohem

Më: 22 maj 2026 Në ora: 11:55
Lewis Hamilton

Pas një tjetër ndërprerjeje të gjatë, Formula 1 është rikthyer në pistë këtë fundjavë, në Kanada.

Piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton prezantoi fundjavën në konferencën për shtyp, duke folur për të ardhmen e tij.

“Ende kam një kontratë, gjithçka është 100% e qartë për sa më përket mua. Jam ende i përqendruar, i motivuar dhe e dua atë që bëj me gjithë zemër. Mendoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë, më mirë të mësoheni “, tha 7 herë kampioni i botës.

“Shumë njerëz duan që unë të dal në pension, por kjo nuk është aspak në mendjen time.

Tashmë po mendoj për të ardhmen dhe pesë vitet e mia të ardhshme në F1. Do të jem këtu për një kohë të gjatë”, shtoi më tej Hamilton.

Duke folur për garën kanadeze, ai tha: “Shpresoj për një fundjavë më të mirë, mësuam shumë nga gara e fundit. Ekipi ka punuar shumë dhe i falënderoj. Ende mund të nxjerrim shumë nga makina”.

“Mercedes mbetet përpara dhe do të sjellë përditësime të rëndësishme. Pres të jem në nivelin e McLaren dhe Red Bull, të cilët janë përmirësuar. Qëllimi ynë do të jetë të përqendrohemi te vetja dhe të optimizojmë atë që kemi”, tha Hamilton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat