“Kulla 2026”, sfida që e duan të gjithë

Formula 1

“Kulla 2026”, sfida që e duan të gjithë

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 19:30
Makina

Garues nga Kosova, Shqipëria e sigurisht edhe vende tjera, në këtë fundjavë do ta sfidojnë veten dhe rivalët në shtegun atraktiv të Kullës.

5.6 kilometra rrugë, duke marrë parasysh strukturën e shtegut, të përshkohen për 03:05.685 minuta duket si çmenduri, por ky është rezultati i arritur nga fituesi i vitit të kaluar, Laszlo Szasz me Reynard.

Nëse do të ketë rekord të ri apo jo është vështirë të parashikohet, por nuk është i vështirë parashikimi që na pret një garë shumë e fortë.

Pjesëmarrësit pa fije dyshime do të japin maksimumin për arkëtimin e pikëve të reja, qoftë për kampionatin vendor, qoftë për atë të FIA CEZ.

Aplikimi për garë vazhdon edhe më tutje, ndërkohë që organizatorët, AK Visari Peja dhe FASK Kosova (Federata e Auto Sportit e Kosovës janë në përgatitjet e fundit për rrjedhë e përfundim sa të mirë të mundshëm të njërës nga ngjarjet më të mëdha në automobilizmin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat