Në e-auto sllallom, në katër gara, katër fitues të ndryshëm

Formula 1

Në e-auto sllallom, në katër gara, katër fitues të ndryshëm

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 23:47
Më të mirat

Leonora Krasniqi, Berna Kosova, Visar Gjikolli e Belkim Fazliu janë fitues të garave të para në e-auto sllallom, të cilat u mbajtën të dielën.

Leonora Krasniqi e KMD ishte fituese e garës së parë në konkurrencën e femrave. Pas dy vozitjeve, ajo pati kohën 01:17.718 minuta.

Pas saj u renditën Erda Kahrimani e Berna Kosova, po ashtu të KMDK.

Në garën e dytë gjërat ndryshuan. Shkalla më e lartë e podiumit i takoi Berna Kosovës (KMDK) me kohë 01:16.824 minuta, e shoqëruar nga Samire Jupolli (Eurogoma RT) dhe Erda Kahrimani (KMDK).

Edhe në konkurrencën e meshkujve renditja në dy garat ishte shumë e ndryshme.

Në garën e parë shkëlqeu Visar Gjikolli (KMDK), i cili pas dy vozitjeve pati kohë 01:10.802 minuta.

Shkallët e podiumit u plotësuan me Genc Maculën (Eurogoma RT) dhe Belkim Fazliun (AK Prizreni D&G).

Belkim Fazliu doli fitues i garës së dytë, me kohë 01:11.628 minuta.

Kësaj radhe në podium u gjendën dy të rinj, të cilët i befasuan “veteranët” e kësaj disipline.

Në pozitën e dytë u rendit Baran Karabeg (Spirit Karting Kosova), ndërsa e treta Endrit Tytynxhiut (AK Prizreni D&G).

Gara 1 - femrat

1.Leonora Krasniqi - KMDK

2.Erda Kahrimani - KMDK

3.Berna Kosova - KMDK

4.Samire Jupolli - Eurogoma RT

Plasmani ekipor

1.KMDK 47 pikë

2.Eurogoma RT 10

Gara 2

1.Berna Kosova - KMDK

2.Samire Jupolli - Eurogoma RT

3.Erda Kahrimani - KMDK

4.Leonora Krasniqi - KMDK

Plasmani ekipor

1.KMDK 42 pikë

2.Eurogoma RT 15

Gara 1 - meshkujt

1.Visar Gjikolli - KMDK

2.Genc Macula - Eurogoma RT

3.Belkim Fazliu - AK Prizreni D&G

4.Endrit Tytynxhiu - Prizreni D&G

5.Sandër Xërxa - AK Prizreni D&G

6.Baran Karabeg - Spirit Karting Kosova

7.Loris Rexhepi - Klubi Auto Kosova Ferizaj

8.Vigan Baxhaku - KMDK

Plasmani ekipor

1.AK Prizreni D&G 30 pikë

2.KMDK 23

3.Eurogoma RT 15

4.Spirit Karting Kosova 6

5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4

Gara 2

1.Belkim Fazliu - AK Prizreni D&G

2.Baran Karabeg - Spirit Karting Kosova

3.Endrit Tytynxhiu - AK Prizreni D&G

4.Visar Gjikolli - KMDK

5.Vigan Baxhaku - KMDK

6.Genc Macula - Eurogoma RT

7.Loris Rexhepi - Klubi Auto Kosova Ferizaj

8.Sandër Xërxa - AK Prizreni D&G

Plasmani ekipor

1.AK Prizreni D&G 35 pikë

2.KMDK 18

3.Spirit Karting Kosova 15

4.Eurogoma RT 6

5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat