Milano do të presë prezantimin e makinave për sezonin 2027

Formula 1

Milano do të presë prezantimin e makinave për sezonin 2027

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:28
Pamje

Formula 1 ka konfirmuar se Milano do të jetë qyteti që do të presë prezantimin zyrtar të makinave për sezonin 2027.

Eventi “F1 Live Milano” do të zhvillohet nga 18 deri më 20 shkurt 2027 dhe do të përfshijë një Fan Festival tre-ditor.

Mbrëmja kryesore, “F1 The Show”, do të sjellë në skenë pilotët e 11 skuadrave dhe drejtuesit e tyre.

Njoftimi u bë përmes kanaleve zyrtare të Formula 1, me një video ku shfaqet një njëvendësh me Duomon e Milanos në sfond. Një tjetër ngjarje e madhe e F1 për Italinë, pas Çmimit të Madh të Monzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat