Alonso nuk ndalet, do të garojë në Formula 1 edhe në moshën 46-vjeçare

Formula 1

Alonso nuk ndalet, do të garojë në Formula 1 edhe në moshën 46-vjeçare

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:12
Fernando Alonso

Fernando Alonso ka nënshkruar kontratë të re me Aston Martin dhe do të vazhdojë të garojë në Formula 1 edhe në vitin 2027.

Ekipi britanik konfirmoi se 45-vjeçari spanjoll ka vazhduar bashkëpunimin, ashtu si edhe shoku i tij i skuadrës, Lance Stroll. Kohëzgjatja e saktë e kontratave nuk është bërë publike.

Kështu, Alonso do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm një karrierë rekord në Formula 1.

Në korrik të vitit 2027 ai do të mbushë 46 vjeç. Me nënshkrimin e tij, Aston Martin i dha fund spekulimeve disa mujore se nëse Alonso do të vazhdonte të garonte pas përfundimit të sezonit aktual.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re me Aston Martin. Mora kohë për ta marrë këtë vendim, por garat janë jeta dhe pasioni im. E di se ende kam shpejtësinë dhe vendosmërinë e nevojshme për të garuar në nivelin më të lartë”, tha Alonso.

Ai shtoi:

“Jam i përkushtuar ndaj kësaj skuadre në planin afatgjatë dhe dua ta ndihmoj të ketë sukses.

Besoj vërtet në atë që po ndërtojmë. Kemi një drejtim të fortë, njerëz të jashtëzakonshëm, partnerë dhe infrastrukturë të shkëlqyer.”

Në karrierën e tij, Alonso ka 32 fitore, 106 podiume, 22 pole position, 2 tituj kampion bote, në 2005 dhe 2006.
Gjatë karrierës së tij ai ka garuar për Minardi, Renault, McLaren, Ferrari, Alpine dhe Aston Martin.

Titullin e parë botëror e fitoi në vitin 2005, pra më shumë se 20 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat