Calderon: Jam e lumtur që i bashkohem skuadrës Sauber

Formula 1

Calderon: Jam e lumtur që i bashkohem skuadrës Sauber

Më: 1 mars 2017 Në ora: 17:59
Tatiana Calderon

Pilotja kolumbiane Tatiana Calderon do të jetë kolaudatorja e skuadrës Sabuer në Botërorin 2017 të Formula 1. Lajmin e ka konfirmuar skuadra zvicerane, përmes një mesazhi në “Twitter”. Calderon është 23 vjeçe dhe ka nisur të pilotojë që në moshën 8-vjeçare. “Jam vërtet e lumtur që i bashkohem skuadrës Sauber. Dua të falënderoj skuadrën dhe Monisha Kaltenborn (shefin e skuadrës), që më dha mundësi për të qenë pjesë e Formula 1. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re, që është një hap përpara për mua, për karrierën time. Po realizoj një ëndërr dhe shpresoj që një ditë të kem mundësinë për të garuar edhe në Formula 1”, tha Calderon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat