Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave - Bota Sot
Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave

Formula 1

E martë, 20 nëntor 2018

Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave

Më: 7 maj 2018 Në ora: 11:01
Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave

Për vetëm 09.131 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave dhe me këtë kohë është fitues i garës Drag Race, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë. Nën organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Euro Goma, gjatë dy ditëve të fundjavës u organizua Drag Race i parë për këtë vit nga katër sa janë të paraparë. Potera, i cili edhe në garat e mëhershme ka arritur sukses, ishte i pakonkurrencë dhe i vetmi që në kualifikime e siguroi paraqitjen në Klasën e 9 sekondave. Gara u mbajt në tri grupe, AWD (veturat që tërheqin me katër rrota), RWD (veturat që tërheqin me rrota të pasme) dhe FWD (vetura) që tërheqin me rrota të përparme, ndërsa klasat u përcaktuan sipas rezultateve të arritura të shtunën në garën kualifikuese. Në përgjithësi gara ka shkuar mirë, ndërsa nuk ka munguar as interesimi si për nga numri i garuesve, ashtu edhe te dashamirët e auto sportit.

Rezultatet:

AWD

Klasa 9

1.Skender Potera

Klasa 10

1.Adem Rexhepi

2.Gojart Potera

3.Naim Shabani

4.Ardi Potera

Klasa 11

1.Agron Ismajli

2.Elvis Kosova

Klasa 12

1.Arben Dibrani

Klasa 13

1.Behar Emrullahu

2.Eldonis Llapashtica

3.Lavdat Vllahiu

Klasa 14

1.Flamur Ismajli

2.Lulzim Zuka

FWD

Klasa 12

1.Hilmi Behrami

Klasa 13

1.Leutrim Isufi

2.Liridon Gashi

3.Leutrim Gjata

Klasa 14

1.Ilir Potera

2.Dukagjin Berisha

3.Gentrit Ramadani

Klasa 15

1.Leutrim Sylejmani

2.Arlind Ramadani

3.Agron Buduri

Klasa 16

1.Arbnor Nrecaj

2.Leutrim Sopjani

3. Pajtim Qupeva

RWD

Klasa 11

1.Arbnor Musliu

2.Esad Dosljak

Klasa 13

Ardian Rama

Klasa 14

1.Reshat Pulaj

2.Belkin Fazliu

Klasa 15

1.Mehmet Grajqevci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test