F1, penalizim për Bottas, përfundon i fundit në vijën e nisjes - Bota Sot
F1, penalizim për Bottas, përfundon i fundit në vijën e nisjes

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

F1, penalizim për Bottas, përfundon i fundit në vijën e nisjes

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:48
Valtteri Bottas

Valtteri Bottas do ta nisë nga vendi i fundit garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, këtë fundjavë.

Piloti finlandez i Mercedesit ka ndërruar njësinë motorike (të gjashta elementët e saj) përpara garës në Spa Francorchamps, duke arritur kështu limitim maksimal të motorit endotermik, turbokompresor dhe “mgu-h” të parashikuara për të gjithë sezonin.

Për këtë arsye, atij i duhet të vuajë penalitetin e rëndë që do ta detyrojë të niset nga radha e fundit e nisjes.

Ky është një lajm i hidhur për Mercedesin, por një avantazh për Ferrarin, duke qenë se Lewis Hamilton (edhe ai me njësi motorike të re) nuk do të mund të mbështetet te shoku i skuadrës, të paktën për pjesën e parë të garës.

Bottas, i cili e kishte arritur limitim maksimal të elementëve në dispozicion pas problemeve teknike në fundjavën e Çmimit të Madh të Austrisë, do të detyrohet kështu të nisë një betejë të gjatë për të rikuperuar sa më shumë pozicione e për t’iu afruar zonës së pikëve, apo edhe vendeve të kreut nëse do të mundet. Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur në një pistë tejet të shpejtë, aty ku Mercedesi gjithmonë ka dhuruar spektakël.

Për t’u theksuar është fakti se “kokëkuqja” nga Maranello i ka shpëtuar për momentin penalizimit.

Raikkonen, i cili rrezikon penalizimin pasi e ka montuar tashmë turbokompresorin e tretë, ka zëvendësuar vetëm motorin endotermik, duke shtyrë kështu për një moment tjetër zbritjen nga klasifikimi. Ndërkohë, Vettel ka përdorur 3 elementë të rinj, por është i sigurtë që nuk preket nga sanksionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test