Sakrifikuan - Bota Sot
Sakrifikuan

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Sakrifikuan

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:45
Pamje nga një garë

Fitorja e Hamilton në pistën e Monza nuk ishte e rastësishme, por e programuar mirë nga drejtuesit e makinës gjermane, që kur panë se Vettel përfundoi në vendin e fundit pas kontaktit me britanikun, bënë gjithçka që Lewis ta fitonte garën. Dhe për t’ia dalë mbanë sakrifikuan Valtteri Bottas. “Bëra gjithçka ishte e mundur për t’u ngjitur në podium, por misioni im ishte ai që të ngadalësoja sa më shumë Kimi Raikkonen”, tha finlandezi i Mercedes pas garës.

Kjo batutë nuk i ka pëlqyer shumë shefit të Mercedes, Toto Wolff, që tha: “Jemi një ekip, nuk japim urdhëra por bëjmë një zgjedhje në shërbim të skuadrës dhe fitores. Bottas nuk mund të shkonte më shumë se vendi i tretë, ndërsa Hamilton mund ta fitonte garën dhe vepruam ashtu si ishte më e mirë për skuadrën. Çuam dy pilotë në podium në Monza, e kuptoj që për italianët nuk është pozitive, por jemi një skuadër dhe bëjmë një zgjedhje në bazë të garës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test