Kalenderi triumfon dhe vendos rekord në Pousko - Bota Sot
Kalenderi triumfon dhe vendos rekord në Pousko

Formula 1

E diel, 18 nëntor 2018

Kalenderi triumfon dhe vendos rekord në Pousko

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:31

Liridon Kalenderi i Auto Klubit Prizreni D&G ka dominuar në garën e disiplinës malore, e cila në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm u zhvillua në Pousko të Prizrenit.

Me Mitsubishi Evo 9, Kalenderi ka fituar në klasën e 7-të, në plasmanin e përgjithshëm dhe ka vendosur rekord të ri. “Ka qenë një garë e mirë, në të cilën nuk kam rrezikuar me atraksione, por jam përqendruar te koha sa më e mirë. Në vozitjen e parë nuk isha sa duhet stabil, por në të dytën çdo gjë e kisha nën kontroll dhe në fund arrita të shënoj fitore e njëkohësisht edhe rekord të shtegut”, ka thënë Kalenderi.

Deri te fitorja ai arriti me kohën 04:25.498 minuta (përfshirë të dyja vozitjet) me shpejtësi mesatare prej 75.932 kilometër në orë.

Më 12 tetor ai do të marrë pjesë në një garë shumë më interesante (THE THIRD EDITION OF THE FIA HILL CLIMB MASTERS AT GUBBIO ON 14 OCTOBER), e cila zhvillohet në Gubbio të Italisë.

Edhe në klasat tjera u tregua rivalitet i madh, ndërsa nuk munguan as befasitë. Gara e sotme ishte e fundit e kampionatit të sivjetmë për disiplinën malore.  

Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)

1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 05:21.788

2.Emin Sabir (Yugo -Prizreni D&G) +21.942

3.Hysen Iseni (Yugo - Ferizaj) +46.911

Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)

1.Alban Berisha (Suzuki Swift - Prizreni D&G) 05:16.564

Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)

1.Valon Mehmeti (Lupo - DTM) 05:14.560

2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel Corsa - DTM) +18.129

Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki Swift - Kaçandolli PRT) 04:53.712

2.Bujar Gola (Peugeot 106 - HCR Gjakova) +04.283

3.Rexhep Bytyqi (Honda Civic - Ferizaj) +26.810

Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)

1.Yll Rugova (Honda Type R - HCR Gjakova) 05:04.418

2.Kushtrim Mehmeti (Citroen Saxo - Ferizaj) +26.594

Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)

1.Bekim Kadria (Opel GSI - Gjakova 137) 04:58.660

2.Besfort Hana (Opel Astra - HCR Gjakova) +03.381

3.Arbër Rexhepi (Golf GTI - Ferizaj) +33.043

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 - Prizreni D&G) 04:25.498

2.Gazmend Demolli (Opel Astra - DTM) +26.001

3.Belkin Fazliu (Renault Megane - Prizreni D&G) +27.479

Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)

1.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) 05:12.114

2.Dukagjin Mataj (Golf 3 - Gjakova 137) +16.798

Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)

1.Agron Shulina (Audi - Rahoveci) 05:12.114

Klasa F10 (E2)

1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM - Eurogoma RT) 04:28.385

Promo

1.Filip Dzukleski (Yugo - N/A) 05:14.061

Plasmani gjeneral:

1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 - Prizreni D&G) 04:25.498

2.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM - Eurogoma RT) +02.887

3.Gazmend Demolli (Opel Astra - DTM) +26.001

Plasmani ekipor:

1.Prizreni D&G 60 pikë

2.HCR Gjakova 50

3.DTM 50

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test