Hamilton është një “përbindësh”, dështon Vettel…

Formula 1

Hamilton është një “përbindësh”, dështon Vettel…

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:15
Lewis Hamilton

Lideri i kampionatit në Formula 1, Lewis Hamilton e shtoi më tej rekordin e karrierës duke arritur pole position numër 80 në Japoni, në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, në një linjë të parë që do të jetë e gjitha e përbërë nga makinat Mercedes, ndërsa rivali për titull, Sebastian Vettel me Ferrari do të niset nga vendi i nëntë.

Finlandezi Valtteri Bottas do të jetë në krah të Hamilton në startin e nesërm, ndërsa Max Verstappen me Red Bull dhe Kimi Raikkonen me Ferrarri do të kompletojnë linjën e dytë të startit.

Shiu në minutat e fundit të provave në Suzuka ishte një goditje e vërtetë për Vettel, që ka 50 pikë më pas se Hamilton në renditjen e përgjithshme, kur mbeten edhe pesë gara nga fundit.

Me Hamilton që po koleksionon rekorde, Vettel po vuan faktin që do të niset nga vendi i nëntë, pozicioni i tij më i dobët në provat zyrtare të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat