MotoGP në Tajlandë, Marquez fiton garën, Honda titullin - Bota Sot
MotoGP në Tajlandë, Marquez fiton garën, Honda titullin

Formula 1

MotoGP në Tajlandë, Marquez fiton garën, Honda titullin

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:31
Mark Markez

Mark Markez nuk ndalet në këtë sezon të Botërorit të MotoGP.

Piloti spanjoll edhe pse e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë, triumfoi në Çmimin e Madh të Tajlandës duke bërë të mundur edhe fitimin e kampionatit për konstruktorë nga ana e Hondës.

Markez shfrytëzoi mjaft mirë momentin e rrëzimit të Valentino Rosit 4 xhiro nga fundi i garës për të marrë këtë fitore të radhës në karrierën e tij që është e 70.

Në vendin e dytë u rendit Aleks Rins me Suzukin e tij që në çastet e fundit ia rrëmbeu këtë vend francezit Johan Zarkò që e nisi garën nga pole pozition për ta mbyllur atë në vendin e tretë i ndjekur nga Vinjales në vendin e katërt.

Dukati zhgënjeu totalisht në Çmimin e madh të Tajlandës me Dovizioson që nuk shkoi më shumë se vendi i 6, ndërkohë që Pirro u tërhoq përfundimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...