Qytetarët e Gjakovës dorëzojnë paditë ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte - Bota Sot
Qytetarët e Gjakovës dorëzojnë paditë ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte

Gjakova

Qytetarët e Gjakovës dorëzojnë paditë ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte

Më: 25 janar 2019 Në ora: 06:59
Qytetarët e Gjakovës

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e nëntë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë dhe dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...