Filluan punimet në disa projekte të Gjakovës - Bota Sot
Filluan punimet në disa projekte të Gjakovës

Gjakova

Filluan punimet në disa projekte të Gjakovës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:14
Filluan punimet në disa projekte të Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në disa projekte të Gjakovës, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Ministri Pal Lekaj tha se këto investime, përveç që lidhin njerëzit me zonën urbane dhe rajonet tjera,  ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik.

Rruga Meqe-Cërmjan ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro. Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro. Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometrash dhe vlera e saj është 720 mijë euro. Për këtë të fundit, Lekaj potencoi rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shndërrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.

Me rastin e vizitës në komunën e Gjakovës, ministri Lekaj ka përuruar kilometrat e para të asfalutara të  rrugës Bishtazhin-Damjan, e cila ka gjatësi 13 kilometra dhe vlerë të projektit prej 1.8 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...