KRU Gjakova shpallet kompania publike me performancën më të mirë - Bota Sot
KRU Gjakova shpallet kompania publike me performancën më të mirë

Gjakova

KRU Gjakova shpallet kompania publike me performancën më të mirë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga konferenca

Autoriteti Rregullator i Ujërave ka shpallur KRU “Gjakova” për të gjashtën herë me radhë kompaninë me performancën më të mirë nga të gjithë ujësjellësit e Kosovës. Ky sukses nga kjo kompani publike u konsiderua motiv shtesë për projekte të ardhshme, ku u premtua kyçja në ujësjellës dhe për 32 fshatra.

Shefi ekzekutiv, Ismet Ahmeti, në një konferencë për media, u shpreh se gjithë ky sukses është arritur falë angazhimit të palodhshëm për t’i shërbyer qytetarëve me 24 orë ujë të pijshëm.

Duke përmendur këto suksese, ai shpalosi dhe projektet e ardhshme ku premtoi kyçje në ujësjellës dhe në rrjetin e kanalizimit.

Ahmeti: 32 fshatra në Rekë të Keqe do t’i mbulojmë me ujë të pijshëm

“Po punojmë pa ndërprerë për kyçje të reja që i kemi. Për shembull, 32 fshatra në Rekë të Keqe do t’i mbulojmë me ujë të pijshëm. Si ashtu, dhe Dushkaja 80 për qind mbulohet me ujë të pijshëm, dhe Reka e Mirë pesë fshatra që prej sot mund të fillojnë të kyçen në rrjetin e KRU Gjakovës. Por jo vetëm me kaq. Ne jemi duke punuar me Qeverinë dhe donacione... Kemi filluar me rrjetin e gypave të kanalizimit, 90 për qind janë punimet e kryera. Nga sot do të fillojnë punimet për impiantin e ujërave të zeza”, tha ai.

Ndërkaq, kryesuesi i bordit, Fatos Koshi u shpreh se puna dhe angazhimi i tyre ka bërë që Gjakova dhe disa pjesë të qyteteve tjera t’i furnizojnë 24 orë me ujë të pijshëm.

Koshi: Planifikohet ndërrimi i gypave

“Përveç investimeve që janë bërë në fazën e dytë të ujërave hapjes së rrjedhjes në fshatra. Plan tjetër është ndërrimi i gypave. Përveç asaj vendosja e orëve të mençura. Fazë tjetër jemi në instalimin e gypave të ujërave të zeza, e cila është në përfundim e sipër dhe shumë shpejt do të nënshkruhet kontrata ku do të ndërtohet impianti”, tha ai.

Mes tjerash u bë edhe një prezantim ku u shpalosën detaje rreth cilësisë së ujit dhe besueshmërisë së shërbimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...