49 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, 3 në gjendje të rëndë

Gjakova

49 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, 3 në gjendje të rëndë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 49 pacientë për COVID-19, prej tyre 27 janë pozitivë, ndërsa 9 të tjerë janë duke i pritur rezultatet e testimit.

25 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit të Spitalit të Gjakovës, nga stafi mjekësor janë të infektuar me koronavirus: 1 mjek, 13 infermierë dhe 1 staf tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat