KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në rrjetin e kanalizimit

Gjakova

KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në rrjetin e kanalizimit

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 16:25
foto ilustrim

KRU “Gjakova” ka kërkuar nga qytetarët që mos hedhin mbeturina në rrjet të kanalizimit, meqë kjo po bllokon.

“Si pasojë e abuzimit nga qytetarët duke hedhur mbeturina të ndryshme në rrjet, po shkaktohet bllokimi i kanalizimeve dhe paraqit probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht zhbllokimin e tij”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë vazhdimisht në terren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat