Gjakova, qyteti më i prekur nga vërshimet në Kosovë

Gjakova

Gjakova, qyteti më i prekur nga vërshimet në Kosovë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq me shi dhe borë që kanë rënë pothuajse pa ndërprerë, ka shkaktuar dëme të mëdha në disa qytete të Kosovës. Gjakova është qyteti më i prekur nga të reshurat, në bazë të një raporti që ka dërguar Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Nehat Koqinaj, përgjegjës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, ka thënë se në komunën e Gjakovës situata është më e rëndë.

Ai ka thënë se nuk ka pengesa në pikat kufitare, ndërsa ka pasur disa pengesa në rrugët e qytetit nga vërshimi i ujit.

“Është raportuar se nga të reshurat dhe dëmet në shtëpitë e banimit në lagjen “ Shote Galica” janë evakuuar 72 banorë, gjegjësisht 9 familje të cilët janë strehuar në Aeroportin ushtarak të Gjakovës. Po ashtu është dashur të evakuohen 70 banorë të fshatit Brekoc, të cilët janë strehuar tek te afërmit për momentin”, ka thënë Koqinaj

Ai po ashtu ka bëtë të ditur se Lumi “Krena” ka krijuar disa probleme për banoret e asaj lagje, të cilët është dashur të strehohen gjetiu.

“Vështirësi tjera në qarkullim dhe rrezikim nga të reshurat nuk ka. Janë venë në veprim ekipet komunale për qartësim situate dhe vlerësim dëmi, të cilat janë duke bërë përpjekje që të sanojnë situatën dhe të bëjnë një vlerësim gjithëpërfshirës te dëmeve për komunën e Gjakovës”, ka thënë Koqinaj.

Njohësit e emergjencave kanë thënë se në rast se vazhdon të bie shi, siç është duke rënë tani, trendi nuk duket i mirë, duke marrë për bazë edhe paralajmërimet për motin në ditët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat