Gjini: Komuna e Gjakovës do të jetë në përkrahje të shoqatës “Bereqeti”

Gjakova

Gjini: Komuna e Gjakovës do të jetë në përkrahje të shoqatës “Bereqeti”

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 00:41
Foto nga takimi

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini të shtunën e ka takuar koordinatorin e “Bereqeti”-t në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahun.

“E sigurova që Komuna e Gjakovës do të jetë përkrahëse e përhershme e veprimtarisë humane të organizatës, ashtu siç ka qenë deri sot”, ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë:

Solidariteti është një prej virtyteve më të mira të njeriut. Secili prej nesh, të paktën një herë në jetë, kemi pasur nevojë që dikush të jetë solidar me ne. Njerëz solidarë, me zemër të madhe e mendje të pastër, janë mbledhur në shoqatën “Bereqeti” dhe merren me bamirësi.

? Koordinatorin e “Bereqeti”-t në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahun, e falënderova për punën e madhe që po e bën ai dhe organizata që e drejton për qytetarët që kanë nevojë për një krah ku të mbështeten. E sigurova që Komuna e Gjakovës do të jetë përkrahëse e përhershme e veprimtarisë humane të organizatës, ashtu siç ka qenë deri sot.

? Bashkë, në të mirë e në të keq. Askush s’do të mbetet prapa!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat