Dita e Tokës, mbillen pisha e eliminohen deponitë ilegale të mbeturinave në Gjakovë

Gjakova

Dita e Tokës, mbillen pisha e eliminohen deponitë ilegale të mbeturinave në Gjakovë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 13:35
Dita e Tokës, mbillen pisha e eliminohen deponitë ilegale të mbeturinave në Gjakovë

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike – Sektori për Menaxhimin e Mbeturinave, ka organizuar sot një sërë aktivitetesh, përmes së cilave është shënuar 22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Aktivitetet në shënim të kësaj dite kanë filluar bashkë me KRM "Çabrati" me eliminimin e disa deponive ilegale të grumbulluar së fundmi përgjatë rrugës në ndërtim e sipër “Bujar Roka”.

Me tej, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija”, janë mbjellë disa pisha në parkun e qytetit, ndërsa me donacion të komunës janë mbjellë po ashtu 55 pisha në oborrin e objektit të ri të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjatë ditës është bërë edhe pastrimi dhe mbjellja e fidanëve në ambientet e organizatës “Bone Vet” e gjithashtu është bërë edhe inaugurimi i serës në objektin e shoqatës “Handikos”.

Në disa prej këtyre aktiviteteve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen për ambientit, duke mos hedhur mbeturina në vende jo adekuate, por në të gjitha rastet të kërkojnë ndihmë tek KRM “Çabrati”, kompani e cila është e obliguar të bëjë grumbullimin e mbeturinave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat