​Uji nuk mund të konsumohet në disa zona në Gjakovë

Gjakova

​Uji nuk mund të konsumohet në disa zona në Gjakovë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe turbullirës së ujit, konsumatorët në fshatrat Gërçinë, Damjan, Opterushë dhe Hoçë e Madhe të Gjakovës, janë rekomanduar që ujin mos ta konsumojnë për pije.

KRU "Gjakova", ka njoftuar se sot pas monitorimit të gjendjes në teren dhe marrjes së mostrave për analizë, në zonat e furnizimit në Gërçinë, Damjan, Opterushë dhe Hoçë e Madhe, vërehet rritje e turbullirës së ujit, si pasojë e reshjeve.

“Andaj rekomandojmë konsumatorët e zonave të lartë cekura që ujin të mos e konsumojnë për pije, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat