​Projekti “ujë i pastër Gjakovë – Kukës”, po zhvillohet suksesshëm

Gjakova

​Projekti “ujë i pastër Gjakovë – Kukës”, po zhvillohet suksesshëm

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:05
Konferenca Rajonale Kosovë Shqipëri "Roli dhe rëndësia e ujit në ekosistem, menaxhimi i ujërave në funksion të mbrojtjes së mjedisit”

Në Gjakovë është mbajtur Konferenca Rajonale Kosovë Shqipëri "Roli dhe rëndësia e ujit në ekosistem, menaxhimi i ujërave në funksion të mbrojtjes së mjedisit” në kuadër të projektit “Ujë i Pastër Gjakovë – Kukës” i cili është pjesë e Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri - Kosovë 2014 – 2020.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, She ERA me partnerët Albanian Center for Economic Research ACER, Komunën e Gjakovës dhe Bashkinë e Kukësit. Gjatë konferencës u tha se ky projekt madhor përfshin rehabilitimin e lumit Llukac në Gjakovë, ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Bashkinë Kukës, krijimin e trupave këshilldhënëse lokale për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e fushatave vetëdijësuese përmes hulumtimeve studimore, fushata vetëdijësuese duke përfshirë qyetatrët, shoqërinë civile dhe bizneset.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës Ardian Gjini ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e shumë projekteve në Komunën e Gjakovës e të cilat po ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë.

“Në komunën e Gjakovës kemi pasur më shumë se gjysmën e fshatrave pa ujë të pijes, kurse sot e kemi vetëm një i cili është në proces të kyqjes. Impianti i ujërave të zeza është poashtu një storje suksesi në punën tonë të përbashkët për ujë të pastër e në të cilin për momentin është e kyçur pjesa urbane. Projekti i Krenës do të vazhdojë edhe më tuje. Faleminderit Bashkimit Evropian, Organizatës She ERA, Bashkisë së Kukësit për bashkëpunimin deri më tani dhe i cili do të vazhdojë edhe më tutje. Janë kryer shumë punë në kuadër të këtij projekti dhe një ritëm i tillë i angazhimit tonë do të vazhdojë edhe më tutje” deklaroi ndër të tjera kryetari Gjini.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Ujë i Pastër Gjakovë dhe Kukës” është pjesë e Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri - Kosovë 2014 – 2020, i financuar nga European Union in Albania dhe menaxhuar nga Delegation of the European Commission to Albania . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat