Sot në fshatin Rogovë të Hasit, një depo me mjete pune u përfshi nga zjarri.
Këtë e kanë bërë të ditur zjarrëfikësit e Gjakovës.
Ku në njoftimin e tyre thuhet se falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësisë së Zjarrfikësve të Gjakovës, zjarri u vu nën kontroll dhe u parandaluar përhapja në fushat përreth.
“Fatmirësisht, në këtë incident nuk pati të lënduar. Njësia e Zjarrfikësve falënderon për bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin e zjarrëfiksve.